Dinamo ka fituar 0-2 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Air Albania”, në përballjen e parë të fazës “Final Four”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste të rrezikshme përpara portave, ndërsa sfida ndryshoi rrjedhë në fraksionin e dytë të lojës.
Momenti kyç i takimit ishte kartoni i kuq për Bajramin, që la Vllazninë me një lojtar më pak dhe komplikoi ndjeshëm situatën për shkodranët.
Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës me Malomon dhe James, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në garën e “Final Four”.
Pas kësaj fitoreje, Dinamo shkon në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 31 pikë.
