
Nënkryeari i PD-së Këlliçi, deklaroi se selia blu nuk do e ndryshojë aksionin opozitar me protesta e denoncime.
Deputeti demokrat shtoi më tej se PD-ja po përgatitet të finalizojë alternativën qeverisëse në Kuvendin e 30 majit, një javë pas zgjedhjeve për kreun e partisë, ku kandidati i vetëm në garë është kreu Sali Berisha.
“Partia Demokratike është e vendosur të mos e ndryshojë aksionin e saj politik me protesta dhe denoncime, ndërsa po përgatitet të finalizojë alternativën e saj qeverisëse në Kuvendin Kombëtar të 30 majit. Nuk ndryshon fare qëndrimi i opozitës, opozita do vijojë besoj në ditët, besoj nesër apo në ditët në vijim, dy ditët në vijim, njoftohet protesta e radhës. Pa diskutim, aktiviteti denoncues dhe retorika e opozitës do vijojë të jetë ajo që ka qenë: narkoshteti, standardet, drejtësia e kapur, sa e rëndësishme është që ne të kemi institucione të pavarura dhe e gjithë beteja që ne bëjmë me korrupsionin, që është sot gangrena më e madhe në vend. Bazuar dhe vetë në raportin e NUMBEOS që e keni parë sot, ka dalë me statistika që krahasuar me pesë vite më parë, me 2021-shin, çmimet e shportës dhe qiratë janë rritur me të paktën 60% në në Tiranë. 60% është shifër e çmendur kjo”, tha Këlliçi.
Këlliçi gjithashtu ka thënë tha se linja lobimi të lidhura me qeverinë Rama kanë dërguar raporte në Komisionin Europian, ku Partia Demokratike paraqitet si një forcë politike kundër anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Nuk ka njeri në BE që mendon që mund ta vërë në dyshim orientimin tuaj perëndimor. Jo që e kanë vënë në dyshim, por ti i ke institucionet e shtetit tonë, ti i ke zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Europian, dhe këtë po e them, edhe linja të ndryshme lobimi të Edi Ramës, që në zgjedhjet e kaluara, në farsën elektorale të 11 majit të vitit të kaluar, kanë çuar raporte në Komisionin Europian që Partia Demokratike është kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe që madje ne do të financoheshim për shkak se kishte ardhur si strateg i fushatës sonë, strategu i fushatës së Donald Trumpit, Chris LaCivita, ne na ishin premtuar 10.000, 10 miliardë dollarë për të ndaluar rrugëtimin e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë si parti politike, nëse vinim në pushtet, dhe ne do të ishim të parët që do të hiqnim dorë nga orientimi, le të themi, i familjes europiane, orientimi drejt anëtarësimit në BE si forcë politike në Ballkan, do ishim të parët, ndër gjashtë vendet e Bashkimit, ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Këlliçi.