
Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Në një postim në platformën X, Rama u shpreh se citimet e publikuara në media janë shtrembëruar, duke ritheksuar se protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë “është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, në një postim në X tha se, gjatë një pyetjeje nga një gazetar në Bruksel, kishte shprehur vetëm një mendim hipotetik, duke supozuar se deri në vitin 2030 Shqipëria mund të jetë anëtare e Bashkimi Europian dhe situata të jetë ndryshe.
Ai theksoi se deklarata nuk duhet të interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë ndaj protokollit me Italinë.
Reagimi i Ramës:
Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë.
