Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK rrëzoi sot akuzën kryesore ndaj meje, të gjitha do çmontohen njëra pas tjetrës” – Meta


Të gjitha akuzat ndaj tij do çmontohen njëra pas tjetrës ka paralajmëruar ish-presidenti Meta. Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme.

Ai shkruan se sot SPAK rrëzoi akuzën kryesore ndaj tij, atë të lobimit 1 milion dollarë për një foto me Trump.

“Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.

Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje.

Shikoni tani titujt e lajmeve të rreme të “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, të sponsorizuara me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare, mbi të cilat u ndërtua kallëzimi i rremë dhe akuza kryesore kundër meje, akuzë mbi të cilën u mbështet rrëmbimi dhe izolimi im politik prej 19 muajsh, akuzë që sot u rrëzua nga vetë Prokuroria.

Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.”