Vendosni fjalën kyçe....

Emiratet e Bashkuara Arabe – Iranit: Partneritetet mbrojtëse janë çështje sovrane


Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se lidhjet dhe partneritetet e tyre ndërkombëtare dhe mbrojtëse ishin një “çështje thjesht sovrane”, duke hedhur poshtë një deklaratë të mëparshme të Iranit që thoshte se bashkëpunimi i Abu Dhabit me SHBA-në kërcënonte sigurinë dhe interesat kombëtare të Iranit.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi i Gjirit rezervon të drejtat e tij të plota sovrane, ligjore, diplomatike dhe ushtarake për t’iu përgjigjur çdo “kërcënimi, pretendimi ose akti armiqësor”, raporton Reuters.

Përshkallëzimi i konfliktit erdhi pasi Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se u sulmuan në ditët e fundit nga Irani, pas katër javësh qetësie relative që nga shpallja e armëpushimit.

Irani mohoi të ketë kryer operacione kundër Emirateve të Bashkuara Arabe ditët e fundit, megjithatë paralajmëroi për një “përgjigje shkatërruese” nëse Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmarrin ndonjë veprim kundër Iranit.