
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Bishqethëm, ku janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një nga automjetet është përmbysur dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i njërit prej mjeteve, një emigrant që ishte kthyer nga Greqia dhe udhëtonte me automjet me targa greke, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve të Spitalit të Lushnjës, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.