Vendosni fjalën kyçe....

“Ia thashë në sy Berishës se nuk e sillte dot më PD-në në pushtet” – Alibeaj


Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, pohoi se i ka thënë Sali Berishës, se ai nuk e sjell dot PD-në në pushtet. Ai tha gjithashtu se kryedemokrati duhet ta kishte kuptuar me kohë se kur ishta çasti i duhur për t’u tërhequr me nder.

“I kam thënë këtë gjë që ti nuk na sjell më në pushtet. Ia thashë ditën kur është dhënë vendimi nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë për çështjen e vulës, e fitoi Berisha në atë kohë, çështja e Zhukrit, dhe kur erdhi në një mënyrë triumfatore në zyrë, në selinë e Partisë Demokratike, kam qenë aty së bashku edhe me kolegun Agaliu, kështu që kemi dhe dëshmitarë për të, dhe bashkë edhe me një koleg tjetër.

Këtë i kam thënë.”, tha ai.

“Unë kam besuar tek aftësia e tij që do vinte kapaciteti i tij, interesi publik, që do vinte një moment që ai do ta kuptonte faktin që boll është boll për këdo, edhe për atë. Dhe se përkundrejt, nga njëra anë vuajtjes, dhimbjes, diskriminimit që i ndodhte mbështetësve të Partisë Demokratike, nga njëra anë, dhe faktit që po ngrihej gjithmonë e më tepër një sistem i përngjasuar me një regjim, ai do të kishte aftësinë që të bënte daljen e vet si një akt, dhe ja kam thënë këtë edhe në mbledhje grupi, edhe u kujtova, do të ishte një akt që do ta nderonte atë në sytë e demokratëve shumë më tepër se çfarëdolloj njolle që mund t’i vinte për shkak të diskretitimit si non grata. Ja kam thënë në sytë e deputetëve në atë kohë, janë aktualisht një pjesë dëshmitarë, që do të ishte akti i vetëm final që do t’i jepte nder dhe respekt në sytë e demokratëve. Nuk e bëri.” – shtoi Alibeaj.