Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për pezullimin e afateve të paraburgimit



Gjykata e Posaçme e Apelit
ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili kundërshtonte vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Vendimi lë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të GJKKO-së, e cila kishte vendosur pezullimin e afateve në dy seanca të ndara, për shkak të mungesës së disa të pandehurve në proces.

Seanca e mëparshme në Apel ishte shtyrë për shkak të problemeve procedurale që lidhen me njoftimin e Veliajt nga Drejtoria e Burgut të Durrësit. Sipas gjyqtares Saida Dollani, institucioni kishte paraqitur vetëm një kopje të dokumentit që provonte dijeninë e tij për gjyqin dhe jo dokumentin origjinal, çka u konsiderua parregullsi procedurale.

Veliaj e kundërshton këtë praktikë, duke argumentuar se ka qenë vazhdimisht i përfaqësuar nga avokati i tij dhe se afatet e paraburgimit nuk duhet të pezullohen në mënyrë kolektive për të gjithë të akuzuarit, për shkak të vonesave që lidhen me persona të tjerë.