Vendosni fjalën kyçe....

“Meta nuk përbën kërcënim për gjyqin”- Cakrani: Ky xhami dhe kabina nuk ka bazë ligjore, turp për drejtësinë e re


Në seancën në themel në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Meta”, avokati i ish-presidentit Ilir MetaKujtim Cakrani ka kundërshtuar vendosjen e Metës në “kabinë xhami” në sallën e gjyqit, duke e cilësuar këtë praktikë pa bazë ligjore dhe të papranueshme. Sipas tij, kjo mënyrë e trajtimit cenon dinjitetin njerëzor dhe parimin e një procesi të rregullt gjyqësor.

Ai ka kërkuar që Meta të mos mbahet i izoluar dhe të vendoset pranë avokatëve gjatë seancave

Cakrani: Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore, unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim, vetëm isis i turpëronte njerëzit kështu më publik. Turp për drejtësinë e re. Presidenti i republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në francë por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor hiqeni nga kafazi silleni pranë avokatit z Meta. Gjëja minimale.

Gjyqtarja e Posaçme, Etleva Deda, u përgjigj duke thënë se pavarësisht vendosjes në kafazin e qelqtë të Metës, atij i garantohen të gjitha të drejta.

Gjyqtarja Etleva Deda: Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes, mundësinë për tu konsultuar me mbrojtjen në kushte kofidenciale që edhe mga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër, metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj.