Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë


Qendra tregtare “Toptani” në Tiranë është evakuuar poas një alarmi për bombë.

Kërcënimi ishte bërë me një email dërguar shefit të sigurisë së qendrës. Policia ka nisur menjëherë kontrollet pas alarmit.

Njoftimi

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”