Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, nuk ka të lënduar


Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 10 të qytetit, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, familja ka dalë në kohë dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.