Vendosni fjalën kyçe....

Kosova sot ditë zie shtetërore në nderim të Rexhep Qosjes


Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka shpallur ditën e sotme ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.

Sipas saj, me këtë vendim, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet, shkruan RTK.

Dje është ndarë nga jeta akademiku Rexhep Qosja, varrimi i të cilit është zhvilluar në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë të familjes.

Sipas familjarëve, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, ka theksuar nipi i tij.