Vendosni fjalën kyçe....

Balla takohet me Raportuesin e Parlamentit Europian: Raporti i ri vlerëson progresin europian të Shqipërisë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua sot në Bruksel me Raportuesin e Parlamentit Europian Andreas Schieder, të cilin e përshkroi si një mik të vyer të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Balla shpjegon se raporti i këtij viti i BE-së për Shqipërinë që do të votohet në Komitetin e Politikës së Jashtme në maj, vlerëson arritjet e vendit dhe inkurajon vazhdueshmërinë e këtij momentumi reformash të rëndësishme për anëtarësimin në Bashkimin Europian

“Takim shumë i frytshëm me Raportuesin e Parlamentit Europian Andreas Schieder, një mik i vyer i Shqipërisë. Raporti i këtij viti për Shqipërinë, i cili tani ka marrë formën përfundimtare dhe do të votohet në AFET më 5 Maj, është një udhërrëfyes i rëndësishëm ku vlerësohen arritjet e Shqipërisë dhe inkurajohet vazhdueshmëria e këtij momentumi të rëndësishëm reformash në vendin tonë dhe përafrimi i legjislacionit me acquis e BE, duke nënvizuar se progresi i dukshëm i Shqipërisë në rrugën Europiane kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjërë në Europë” shkruan Balla në Facebook

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Balla nënvizoi edhe klimën pozitive që mbizotëron në kryeqytetin europian dhe theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër realizimit të aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Europian.