Vendosni fjalën kyçe....

Milan fiton me tripletë ndaj Spal dhe kualifikohet për në çerekfinale


Milani ka vazhduar me fitore në këtë vit. Kësaj radhe ata kanë mposhtur skuadrën e Etrit Berishës, SPAL të cilën e kanë mundur me rezultat 3-0

AC Milan e ka filluar mirë vitin 2020. Pas fitores kundër Cagliari në Serie A ata kanë vazhduar me fitore edhe në Kupën e Italisë ku sot e kanë eliminuar skuadrën SPAL dhe janë kualifikuar në çerekfinale.

Pjesa e parë i takoi Milanit të cilët edhe pse nuk patën shumë posedim krijuan shpesh raste për gol.

Goli i parë erdhi nga Piatek në minutën e 20-të te ndeshjes. Ai shënoi një gol pas një kundërsulmi derisa u shërbye nga Ismael Bennacer.

Samu Castillejo shënoi një gol të bukur në minutën e 44-të. Meritat për këtë gol i ka edhe Piatek që asistoi për spanjollin e ku ky i fundit godet dhe shënon një gol të bukur me parabolë.

Ish mbrojtësi i majtë i Real Madridit, që ka pasur një super formë prej që është transferuar në Milan, Theo Hernandez shënoi golin e tretë pasi që kaloi pothuajse gjysmën e fushë dhe në fund me një goditje të fortë shënon në portën e Etrit Berishën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *