Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja AKSHI”/  SPAK sekuestron 52 prona e llogari bankare me vlerë 40 milionë euro


SPAK ka sekuestruar 52 pasuri e llogari bankare me vlerë 40 milionë euro në kuadër të hetimeve të dosjes AKSHI.

Pasuritë e sekuestruara u përkasin ish-drejtores së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe biznesmenëve E B. , G. H. e E. J. dhe përfshijnë kompani, apartamente, llogari bankare, automjete luksoze, sipërfaqe toke, garazhe.

Kryeministri Rama e ka mbrojtur publikisht ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karccanaj teksa ka thënë se ajo nuk ka pasur asnjë pasuri dhe ka jetuar me qira ndërsa është shprehur se duhet pritur vendimi i drejtësisë. Në jo pak raste, ai e ka vlerësuar Karccanajn si transformuesen e dixhitalizimit të administratës në Shqipëri.

“NJOFTIM PËR SHTYP

Datë 21.04.2026

Sekuestrohen pasuri në vlerën e mbi 40 milionë eurove, në kuadër të procedimit penal 20/1 të vitit 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

 “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

 Në ngarkim të personit nën hetim M. K:

 – Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

 – Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

 – Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

 – Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

 – Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

 – Llogari bankare në BKT

 – Disa Llogari bankare në OTP Bank

 Në ngarkim të personit nën hetim E.A:

 – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

 – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

 – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

 – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

 – Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

 – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

 – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

 – Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

 – Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

 – Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

 – Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

 – Pasuria e llojit apartament, Durrës;

 – Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

 – Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

 – Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

 – Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

 – Pasuria e llojit garazh;

 – Pasuria e llojit garazh;

 – Pasuria e llojit truall;

 – Pasuria me nr.6/756, truall;

 – Pasuria e llojit, apartament;

 – Pasuria e llojit garazh;

 – Pasuria e llojit garazh;

 – Pasuria e llojit garazh;

 – Pasuria e llojit apartament;

 – Pasuria e llojit garazh;

 – Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

 – Automjet Land Rover Defender 2023;

 – Subjekti “E.A.S;

 – Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

 Në ngarkim të personit nën hetim E.B:

 – Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

 – Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

 – Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

 – Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

 – Apartament në Golem, Kavajë;

 – Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

 – Subjekti “S.S” sh.p.k.;

 – Subjekti “H” sh.p.k.;

 – Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

 – Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

 – Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

 Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

 – Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

 Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

 – Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

 – Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

 Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

 – Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

 Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

 Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

 Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

 Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.”