Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në Memaliaj, vritet 30-vjeçari


30-vjeçari Endri Goxhaj ka mbetur i vdekur pas të shtënave mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Autori i dyshuar i krimit ështe Donaldo Nelaj, ndërsa rrethanat dhe dinamika e ngarjes së rëndë nuk dihen ende.

Krimi ka ndodhur para lokalit të S.K, afër qendrës së Memaliajt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili vrasjes është larguar në drejtim të paditur.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, i cili është në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë

“Memaliaj/Informacion paraprak-Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”