
Bordi i Transparencës ka vendosur më 15 prill 2026 një ulje të re të çmimeve të karburanteve në vend.
Sipas vendimit, çmimet tavan janë përcaktuar si më poshtë:
- Gazoil (naftë):
- Pakicë: jo më shumë se 207 lekë/litër
- Shumicë: jo më shumë se 195 lekë/litër
- Benzinë:
- Pakicë: jo më shumë se 174 lekë/litër
- Shumicë: jo më shumë se 162 lekë/litër
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 15 prill, në orën 13:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e radhës në treg.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë të zbatojnë detyrimisht këtë vendim, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.
Në këtë proces janë të angazhuara edhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Sqarim mbi akcizën
Referuar Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose ai i benzinës 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës.
Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këtë kufi, akciza do të vijojë të zbatohet në nivel të plotë, 100%.