
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit, ku janë përplasur dy automjete, një “Audi A4” dhe një mjet tip fuoristradë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.