
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj, ambasada thekson vlerat që përcjell kjo festë e rëndësishme, duke uruar të gjithë ata që e kremtojnë.
“Ju urojmë Pashkë të gëzuara të gjithë atyre që festojnë. Ne i vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet e kremtojnë këtë festë dhe festojnë frymën e shpresës, lidhjes dhe ripërtëritjes,” shkruhet në mesazh.
Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Pashkën, festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.
Kjo festë përkujton ngjarjen e ringjalljes së Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit, duke përcjellë një mesazh shprese, besimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore.