Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Spanjë 40-vjeçari shqiptar, i dënuar për trafik droge



Policia e Shtetit ka njoftuar se, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi është realizuar në Spanja, në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas policisë, operacioni u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese, duke garantuar vënien para drejtësisë të të dënuarit dhe procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.