Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes Ballës dhe Mediut në Kuvend: Jep hesap para drejtësisë ke vrarë 26 veta, mos më hajde këtu fare


Seanca parlamentare u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me deklaratat e ambasadës amerikane për kërcënime të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin.

Gjatë diskutimeve pati edhe tension mes Taulant Ballës dhe Fatmir Mediut, me akuza të ndërsjella në sallë.

“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë ke vrarë 26 veta. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, iu drejtua Balla, Mediut.

Ndërsa Mediu dëgjohet të thotë “boll o boll”.

Edhe Fatmir Mediu u rreshtua krah deputetëve të PD që kërkuan të mblidhet Këshilli i SIgurisë Kombëtare pas paralajmërimit të SHBA.