Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte emigrantë ilegalë drejt BE-së, arrestohet 26-vjeçari turk në Tiranë



Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas turk, i akuzuar për transport të paligjshëm emigrantësh kundrejt pagesës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Relay”, në fazën e nëntë të tij, u vu në pranga shtetasi G. K., 26 vjeç, i cili u kap në flagrancë në aksin rrugor “Kashar–Thumanë”, duke transportuar me automjet tre emigrantë.

Sipas policisë, 26-vjeçari merrte deri në 3000 euro për person, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti i përdorur për transportin dhe tre telefona celularë.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.