Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë.
Si pasojë e përplasjeve, një automjet i policisë është përfshirë nga flakët, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Marshimi i protestuesve nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, për të vijuar më pas drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej pranë selisë së Partisë Socialiste. Në të gjitha këto pika janë raportuar hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike.
Policia ka vijuar ndërhyrjen me masa për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata mbetet e tensionuar në disa zona të kryeqytetit.
