
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, bëri deklarata të forta të premten duke shpjeguar strategjinë e Ankarasë në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro, ndërsa kritikoi ashpër Greqinë, shkruan Ekathimerini.
Guler akuzoi Greqinë për përpjekje për të krijuar “fakte të reja në terren” në Qipro dhe për militarizimin e ishujve të Egjeut, duke paralajmëruar:
“Është e qartë se hapa të tillë nuk i shërbejnë paqes rajonale.”
Ai i hodhi poshtë ato që i quajti “deklarata provokuese” nga zyrtarët grekë, duke thënë se ato “nuk kanë asnjë bazë”.
Ai shtoi se qëllimi i Turqisë është “vendosja e një rregulli të bazuar në paqe, stabilitet dhe drejtësi në Egje dhe Mesdheun Lindor”, dhe e përshkroi mbrojtjen e “Republikës Turke të Qipros Veriore” si një “përgjegjësi të pandashme”.
Duke theksuar gatishmërinë e Ankarasë për të vepruar, Guler tha:
“Ne kemi vullnetin dhe fuqinë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona legjitime sipas ligjit ndërkombëtar dhe sigurinë e Republikës Turke të Qipros Veriore,” duke vënë në dukje se njësitë e forcave ajrore janë vendosur për të mbrojtur rajonin dhe për të forcuar aftësitë e reagimit të shpejtë.”