Vendosni fjalën kyçe....

Me 79 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën për shpalljen e Iranin shtet sponsor të terrorizmit


Kuvendi miratoi me 79 vota pro projektrezolutën e Partisë Socialiste për shpalljen e Iranit “shtet sponsor të terrorizmit”, duke i kërkuar qeverisë gjithashtu të shpallë si organizata terroriste Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun.

Partia Demokratike mungoi në seancë, duke argumentuar se projektrezoluta nuk ishte përfshirë në rendin zyrtar të ditës. Në sallë ishin vetëm Redi Muçi dhe Erald Kapri; Kapri votoi së bashku me PS, ndërsa Muçi abstenoi.