Vendosni fjalën kyçe....

Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në Elbasan



Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video përmes së cilës fton qytetarët të marrin pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore që do të zhvillohet në Elbasan.

“Me ftesën që në datat 13 dhe 14 mars, të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore ‘Nga toka jonë në sofrën tuaj’, ku fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.

Panairi pritet të mbledhë fermerë dhe prodhues nga zona të ndryshme të vendit, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre bujqësore dhe ushqimore për qytetarët dhe vizitorët.