Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli paralajmëron sulme në dy qytete libaneze



Ushtria e Izraelit paralajmëroi të martën banorët e dy qyteteve në jug të Libanit që të evakuohen nga disa zona përpara sulmeve të planifikuara kundër Hezbollahut, përcjell DW.

Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se ushtria do të godasë së shpejti “infrastrukturë ushtarake që i përket organizatës terroriste Hezbollah”.

Paralajmërimi u drejtua për banorët e qyteteve jugore libaneze Tyre dhe Sidon.

Adraee u bëri thirrje banorëve të ndërtesave dhe strukturave të shënuara në hartat e publikuara nga Israel Defense Forcesqë të “evakuohen menjëherë dhe të lëvizin të paktën 300 metra larg” nga këto zona, përpara nisjes së sulmeve.