Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë, nuk ka të lënduar



Një sasi lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer në një automjet të parkuar në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 të datës 10 mars, në rrugën “Vasil Ndocka”, ku dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në automjetin në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.