
Salianji i kërkoi mbrëmjen e sotme Berishës të tregojë përgjegjësit e humbjes së fundit në zgjedhje e 11 majit.
Gjatë një takimi me mbështetës në Vlorë, ish-deputeti demokrat tha se krerët e degëve po zgjedhin anëtarët që duan vetë dhe kanë përjashtuar anëtarët që nuk u pëlqejnë.
Salianji tha gjithashtu se PD duhet të hapet pasi ka ngrirë në kohë me të njëjtat figura, me të njëjtën formë komunikimi.
“Si mund të hapet një parti që kërkon të përjashtojë anëtarët e vet? Lidershpi i PD po zgjedh anëtarët që kërkon vetë. e ka bërë këtu, presim kur të vijë dega Vlorë. E kanë bërë në Himarë, duke zgjedhur kryetarin dhe duke përjashtuar anëtarët dhe duke shkuar në logjikën që një kryetar zgjidhet me votat e 17 anëtarëve. Kanë përjashtuar njerëzit më të votuar. Paracaktohen kryetarët. Në Durrës një njeri që nuk ka qenë as anëtar i PD bëhet kryetari i partisë. Rregullat mesa duket janë kush ka ndonjë njohje apo i afërm me lidershipin e PD.
Këta që kemi në drejtim duke se kanë ngrirë në kohë. Të njëjtat figura, formua, të njëjtat mënyra komunikimi, ndërkohë që miqtë ndërkombëtarë dhe qytetarët presin rotacion, ata flasin me një gjuhë kodra pas bregut me një gjuhë të vjetërsuar, me premtime imagjinare. E pyes nga kjo sallë Berishën, kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit?”, tha Salianji.