Vendosni fjalën kyçe....

Trump përjashton Tucker Carlson nga MAGA


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përjashtuar moderatorin e njohur konservator të talk-show, Tucker Carlson, nga lëvizja e tij MAGA, duke thënë se Carlson “ka humbur rrugën”.

Pika e thyerjes mes tyre erdhi për shkak të sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilin Carlson e ka përshkruar si “plotësisht të neveritshëm dhe të keq”.

“Tucker ka humbur rrugën. E dija këtë që kohë më parë, dhe ai nuk është MAGA,” tha Trump në një intervistë për ABC News të enjten.

“MAGA po shpëton vendin tonë. MAGA po e bën vendin tonë madhështor përsëri. MAGA është Amerika e para, dhe Tucker nuk është asnjë nga këto,” shtoi presidenti amerikan.

Carlson, ish-moderatori i Fox News, kishte një vend të privilegjuar për të folur në Kuvendin Kombëtar Republikan në 2024 dhe intervistoi Trump gjatë fushatës së tij. Tani ai drejton Tucker Carlson Network, një platformë online për streaming, të cilën e përdor gjithnjë e më shumë për të promovuar një politikë të jashtme jo-interventioniste.

Në qershor të kaluar, Trump e kishte quajtur Carlson “të çuditshëm” në Truth Social, pasi gazetari kritikoi ata që po nxitnin veprime ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit.

Trump kohët e fundit ka humbur edhe një aleate tjetër të njohur – ish-deputeten Marjorie Taylor Greene. Marrëdhënia e tyre u prish në fund të vitit të kaluar për shkak të publikimit të dokumenteve lidhur me të ndjerin pedofil Jeffrey Epstein. Greene akuzoi Trump se po pengonte zbulimin e dokumenteve dhe kërkoi transparencë të plotë, shkruan Rt.

Trump e quajti atë “një të çmendur që flet pa rregulla”, duke çuar në dorëheqjen e Greene nga Kongresi në janar.