Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Rama dha urdhër që të mos votohej pro heqjes së imunitetit


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mazhorancës për të mos votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

Ai dënoi urdhrin e dhënë nga kryeministri ndaj deputetëve socialistë për të mos votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Të gjithë jemi të barabartë në Fermën e derrave, por disa derra janë më të barabartë se të tjerët. Ndaj përgatiti pr.ligjin për të mos lejuar arrestimin e zyrtarëve publikë pa një vendim përfundimtarë të gjykatës. Mjafton kjo për të nxjerrë në pah shpirtin e tij të zi të trazuar.
Dënoj me forcë urdhrin e tij ndaj vasalëve që dje të mos votonin kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut”, tha ai.