
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për situatën problematike dhe rrëshqitjen e dherave në aksin Librazhd–Pogradec, duke akuzuar qeverinë për dështim në infrastrukturë.
Ai përmendi edhe shembje të tjera, duke deklaruar se investimet publike janë keqmenaxhuar.
Gjithashtu, Berisha u ndal te udhëtimi i kryeministrit Edi Rama drejt Korçë, për të cilin tha se është kryer me helikopter me një kosto prej 30 mijë eurosh.
“Shembet Unaza e Burrelit, shembet rruga e Arbrit, shembje kudo. Sikur ato i kanë ndërtuar alientët, dhe jo kompani të kontraktuara nga qeveria dhe paratë e taksapaguesve. Nuk veprohet sepse paratë janë ndarë nga qeveritarët. Rama fluturon në Korçë me 30 mijë euro udhëtimin. Ka shkuar me dy helikopterët. 30 mijë euro bileta e tij e mëngjesit”, tha Berisha.