Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për protestat: PD duhet të rishpikë veten dhe të ofrojë një model të ri


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin Kjo Javë”News24, deklaroi se protesta është një mënyrë për të reaguar që mllefi dhe kundërshtia është aty, por theksoi se PD duhet të ndryshojë dhe të rishpikë veten pas katër mandatesh në opozitë.

Sipas saj, protesta e zhvilluar në përvjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës ishte simbolike dhe një mesazh se shpresa nuk shuhet. Tabaku u shpreh se Partia Demokratike duhet të korrigjojë gabimet dhe të ofrojë një model alternativ qeverisës.

“PD duhet të përpiqet të rishpikë veten, jemi në mandatin e 4 në opozitë dhe nuk është e thjeshtë, kanë ndryshuar shumë gjëra.

Jam nga ato njerëz që e shoh problemin edhe tek vetja. Por protesta është një mënyrë për të reaguar që mllefi dhe kundërshtia është aty.

Dje ishte një ditë simbolike, është një mesazh që sado është shtypja drita është aty. PD duhet të korrigjojë të ofrojë me të gjithë forcën një model alternativ qeverisëse sepse njerëzit këtë presin.

Është shumë e thjeshtë sot të merresh me PD. Besova në meritokraci dhe nuk mu dha. Kam folur edhe me doktorin. Por a është rruga të dalim të gjuajmë me gurë dhe kritikojmë?

Rruga është të ndryshojmë. Të gjithë kolegët janë dakord që PD të ndryshojë së brendshmi. Di të them që sot ka shumë punë për të bërë në strukturat e PD”, tha ajo.