
Elons Musk ka zbërthyer skemën sesi George Soros ka arritur të fitojë miliarda dollarë të ardhura duke hakeruar sistemin.
Në një podcast me Joe Rogan, shefi i X tha se Soros ngriti OJQ anembanë botës për shuma mjaft të vogla dhe më pas loboi politikanët e vendeve përkatëse për të çuar të OJQ-të e tij miliarda dollarë fonde.
Musk tha se Soros është treguar mjaft i aftë në këtë gjë dhe ato që në fakt janë organizata jofitimprurëse, janë maiineri ryshfeti dhe të ardhurash.
“Mendoj se bëhej fjalë për një numër total OJQ-sh, ndoshta miliona. Por në aspektin e OJQ-ve të mëdha, dhjetëra mijëra. Dua të them se në fakt, është një lloj “hackerimi” i sistemit ku dikush mund të ngrejë një OJQ për një sasi mjaft të vogël parash. Si George Soros, që ishte vërtet i zoti në këtë gjë. George Soros është si një hacker sistemi. Ai e gjeti se si ta hackerojë sistemin. Ai është një gjenial në arbitrazh. Dua të them, këto ditë ai është mjaft i moshuar, por mbetet një gjenial në arbitrazh. Pra, ai e kuptoi se mund të shfrytëzoje një sasi të vogël parash për të krijuar një OJQ dhe pastaj të bëje lobim te politikanët për të dërguar një mal me para pikërisht te ajo OJQ. Kështu që mund të marrësh atë që mund të jetë një donacion prej 10 milionë dollarësh për të krijuar një OJQ dhe ta shndërrosh atë në një OJQ miliarda dollarëshe. OJQ që do të thotë Oganizatë Jo Fitimprurëse” është një fjalë e çuditshme. Është thjesht një organizatë jo-qeveritare. Dhe pastaj qeveria vazhdon të financojë fonde aty çdo vit. Dhe ajo do të ketë një emër që tingëllon bukur, si “Instituti për Paqe” apo diçka e tillë, por në të vërtetë është një makineri ryshfeti.” – tha Musk.