Vendosni fjalën kyçe....

Princesha e Kurorës e Norvegjisë i kërkon falje vjehrrit e vjehrrës për miqësinë me Epstein


Princesha e Kurorës e Norvegjisë, Mette-Marit, kërkoi falje sërish të premten për miqësinë e saj me Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, një nga disa skandalet që kanë goditur monarkinë e vendit nordik.

“Kërkoj falje për gjendjen në të cilën kam vënë familjen mbretërore, veçanërisht Mbretin dhe Mbretëreshën,” tha Mette-Marit në një deklaratë të lëshuar nga pallati mbretëror.

Mette-Marit, bashkëshortja e djalit të Haraldit, Princit të Kurorës Haakon, i cili është trashëgimtari i fronit, kishte kërkuar falje edhe më parë për mbajtjen e kontakteve, duke thënë se kishte treguar gjykim të dobët.

Kryeministri i Norvegjisë tha të hënën se Mette-Marit, si dhe norvegjezë të tjerë të shquar që u përmendën në dokumentet më të fundit të publikuara mbi Epstein, duhet të japin më shumë hollësi rreth përfshirjes së tyre me të, shkruan Reuters.

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet tashmë me disa sfida. Marius, djali i Mette-Marit nga një marrëdhënie para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon, aktualisht është në gjyq për përdhunim dhe dhunë në familje.