Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për protestën e opozitës: Uragani që lebetiti Ramaduron dhe kalbësirën rilindje



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga protesta e zhvilluar dje nga opozita para Kryeministrisë.

Berisha e përshkroi turmën e protestuesve si një “uragan që lebetiti Ramaduron dhe kalbësirën rilindje”, duke e cilësuar si një shprehje të fuqisë dhe vendosmërie të qytetarëve.

Kryedemokrati gjithashtu falënderoi protestuesit, të cilët i quajti kryengritës të lirisë, për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në aktivitetin paraqitur si një shprehje e zërit qytetar dhe e kërkesës për drejtësi.