Vendosni fjalën kyçe....

U përfshi në aksident sot në Farkë, i vihen prangat këngëtarit Aleksandër Gjoka


Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është vënë në pranga, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit në zonën e Farkës.

Pas testit të alkolit, artisti 62-vjeçar kishte rezultuar se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas “Balkanweb” Gjoka për momentin ndodhet i shtruar te spitali i Traumës, pasi ka pësuar lëndime nga aksidenti. Disa efektivë policie po e ruajnë në spital, për shkak se atij i është komunikuar masa e arrestit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.”-thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

Kujtojmë se edhe 2 vite më parë, Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën gjë – po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *