Vendosni fjalën kyçe....

Proda mirëpret Kuestorin e Romës: Të vendosur të bashkëpunojmë me partnerët italianë


Mesditën e sotme, Kuestori i Romës, Drejtori i Policisë së Kryeqytetit, Roberto Massucci, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë kortezie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, Kuestor Massucci falënderoi Prodën, për pritjen, dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy policive.

Nga ana e tij, Proda, theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë dhe ata ndërkombëtarë.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Policinë italiane përbën një shembull shumë të mirë, përmes shkëmbimit të informacionit, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë takimit u shkëmbyen gjithashtu eksperienca mbi menaxhimin e situatave të ndryshme, u vlerësua roli dhe mbështetja e ambasadës italiane në Tiranë, si dhe u dakordësua forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Kuesturën e Romës.