Vendosni fjalën kyçe....

“Gënjeshtër që do paguajmë 1 miliard dollarë për të qenë në Bordin e Paqes së Trump” – Rama


Kryeministri Rama ka thënë se nuk është e vërtetë se Shqipëria do paguajë 1 miliard dollarë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Trump.

Ai ironizoi ato që i quajti tenxhere politike e mediatike ndërsa shtoi se në këtë bord nuk janë ftuar të gjitha vendet e OKB-së dhe se ftesa për Shqipërinë nuk ka të bëjë më ardhjen e palestinezëve.

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.” – shkruan Rama në X.