
Greqia është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë rrëzimin e pemëve dhe përmbysjen e objekteve të ndryshme në rrugë, përfshirë tavolina dhe struktura të lehta të bizneseve. Pamjet nga terreni pasqyrojnë situatën problematike të krijuar si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.
Sipas mediave greke, zona më e goditur është Aleksandropolisi. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi moti i keq paraqet rrezik për sigurinë e tyre.