
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Dars të Klosit, ku një automjet tip “Audi” me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e zonës.
Sipas Policisë, në automjet ndodheshin dy persona: drejtuesi i mjetit, 24 vjeç, dhe pasagjeri 30 vjeç.
Shoferi ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa pasagjeri dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit dhe aktualisht rezulton i zhdukur.
Policia ka arrestuar drejtuesin 24-vjeçar, pasi ai është larguar nga vendi i aksidentit pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.
Ai u ndalua pas identifikimit nga efektivët dhe më pas iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Forcat e Policisë, së bashku me polumbarët e RENEA-s dhe shërbimin zjarrfikës, vijojnë kërkimet përgjatë përroit për gjetjen e 30-vjeçarit J. K., banues në fshatin Fullqet.