Vendosni fjalën kyçe....

Policia heq karriget e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”


Tensionet janë rikthyer përpara Kryeministrisë, ku aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer në protestë, duke vijuar rezistencën e tyre që zgjat prej disa javësh.

Ndërsa protestuesit po informonin mbi arrestimet dhe procedimet penale ndaj disa anëtarëve të lëvizjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hequr sërish karriget e vendosura përballë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë orëve të natës është shënuar edhe një tjetër incident, ku policia ka larguar sendet e protestuesve, ndërsa është lënduar edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili është transportuar në spital.