
Zv.kryeministrja Belinda Balluku e ka dhënë dorëheqjen disa herë, pohoi mbrëmjen e sotme kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Gjatë një bashkëbisedimi në rubrikën Kjo Javë në News24, Ndreu tha se një nga problematikat kryesore lidhet me mënyrën e aplikimit të masave të sigurisë, duke lënë të kuptohet se arresti mund të përdoret si mjet presioni për të krijuar tensione në raportet qeverisëse.
Ndreu ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë duhet të ndodhë në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që Balluku duhet të vijojë detyrën e saj.
“Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Unë kam informacione që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu.