
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë–Pogradec, ku një 65-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan, në bashkinë Maliq. Automjeti, tip ‘Volksvagen’, me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Forcat e policies mbërritën në vendngjarje dhe kryen veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.