
Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje partive opozitare e qytetarëve të protestojnë masivisht mbërmjen e sotme para kryeministrisë.
Në një mesazh nga selia blu pak orë pas nisjes së protestës, kryedemokrati tha sot është mundësia e jetës për çdo qytetar shqiptar që të përmbysë narkoshtetin e Ramës njësoj siç bënë qytetarët në shumë vende të botës.
Berisha theksoi se ka besim se protesta e sotme do shënojë kthesën e madhe për çdo qytetar.
“Një mision i madh na pret, ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi, shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal Sri Lanka të diktatorëve autokratë të cilët pasi vjedhin e plaçkitin kombet e tyre ia mbathin si armiq. 22 dhjetori është një ditë e shënuar, ditë që fton çdo shqiptar, ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitar pavarësisht dallimeve që kemi, të bashkohemi që të tregojmë që nuk ka forcë të na ndalojë pa përmbysur regjimin.
Tirana po zien, Shqipëria po zien. Kam besim që protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe, drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin dhe familjen e tij”, tha ai.