Vendosni fjalën kyçe....

“Afera e Mogherinit me Ramën ia kalon asaj të Brukselit. Rama korruptoi mediat” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha ceku hetimin ndaj ish-shefes së diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, teksa tha se afera e saj në Bruksel është më pak se çereku i aferës së saj me kryeministrin Rama.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryedemokrati shtoi se në përgjime e Ballukut dilnin edhe Karlo Bolino, Ben Blushi e të tjerë drejtues mediash.

Berisha theksoi se Bolino ka përfituar shuma të mëdha nga Rama për të goditur opozitën dhe të mashtronte qytetarët shqiptarë.

“Dua t’ju them se PD i parapriu kësaj jehone. Janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë. S’ka qenë e lehtë. Të bindësh 3 organizata më të mëdha dhe të vetme të gjithë partive të qendrës së djathta, se në Shqipëri shteti është narko-shtet, se pluralizimi shtypet dhe drejtësia nuk ndëshkon, të gjitha këto kanë qenë jo të lehta për shkak të lobimit të Ramës. E patë se kush ishte lobistja në Bruksel e Ramës, njeriu që kishte bërë ligjin, Mogherini. Afera e Brukselit është sa 1/5 e aferës së saj me Edi Ramën. Por të gjitha këto u tejkaluan. E vërteta, në përgjime përfshihej Karlo Bolino, përfshihej ai BB, duhet ta them këtu, ishte Ben Blushi, ai vepra shkruan, por aty ishte. Përfshiheshin edhe të tjerë. Kjo do të thotë mafiozizëm i tmerrshëm i medieve. Imagjino pak, ky mafioz që e ka filluar jetën si i tillë, vjell vrer, shpif dhe trillon kundër opozitës, ndërkohë që ka marrë tokat e lënë për gjimnaz nga pronarët me 4 vendime të Edi Ramës. Katër vendime për tokën në mes të Tiranës, për të ndërtuar zyrat e tij. Karlo Bolino, vetëm në një nga këto regjistrimet, ka qindra milionë me këste që Evis Berberi të shpifte për Sali Berishën, të shpifte për ju, të mashtronte shqiptarët p[ër të vërtetat, të lavdëronte Edi Ramën.” – tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se shumë media në vend kanë shërbyer si armë të qeverisë duke shpifur, duke goditur opozitën e duke manipuluar qytetarët në shërbim të narkoqeverisë.

“Por Karlo nuk është i vetëm. Shuma më të mëdha ka marrë Top Channel. Aty BB-ja. Tek tuneli, nuk e quajtën kot Top Tuneli, etj. Dhe sa portale mbahen me paratë që u vidhen taksapaguesve për të shpëlarë fytyrat e nxira të këtyre hajdutëve ministra. Pra një rreth vicioz. Por edhe njëherë do kërkoj mirëkuptimin se forma më e zezë për mua është kjo bie tek të sëmurët me sëmundje të rënda se mbeten pa ilaçe se u vidhen fondet. Dhe mediat heshtin, dhe në të gjitha mediat është vetëm një gazetar që pranon çdo lloj kërcënimi për t’u bërë zëri i atyre të sëmundjeve. Uroj që këto dokumente të zgjojnë tek shqiptarët zemërimin e merituar ndaj kësaj mafie.” – shtoi Berisha.