Vendosni fjalën kyçe....

Përhapet me shpejtësi zjarri në Mamurras, flakët rrezikojnë disa shtëpi


Flakët e rëna në sipërfaqen pyjore në Mamurras po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat aty afër.

Nga zjarri janë 5 banesa që rrezikohen, ndërsa janë dy zjarrfikëse që po mundohen për vënien nën kontroll të flakëve.

Deri tani, rreth 10 hektar pyll janë në flakë, dhe zjarri po përparon drejt banesave.

Vetë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve duke e cilësuar vatrën e Kurbinit si më kritiken së bashku me atë të Karaburunit.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, shkruan Peleshi.