Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët i bllokojnë rrugën Gjiknurit: Qeveri hajdute, duam shtëpitë tona (VIDEO)


Qindra qytetarë të Tiranës, i kanë zënë rrugën ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri mbrëmjen e sotme.

Banorët Astirit i kanë kërkuar Gjiknurit banesat e tyre.  “Duam shtëpitë tona”, Qeveri hajdute”, janë thirrjet e qytetarëve. 

Me pankarta në duar qytetarët kanë dalë në rrugë, duke i dalë përpara ministrit Gjiknuri, i cili po udhëtonte me makinë r tek Top Channel,  ku është i ftuar mbrëmjen e sotme.

Banorët e Astirit janë duke protestuar pasi projekti i “Unazës së Re” do të prishë mbi 300 shtëpi në këtë zonë. Nga qeveria atyre iu ofrua qira shtëpie për një vit, gjë që nuk është pranuar nga banorët.