Vendosni fjalën kyçe....

Salianji falënderon demokratët e Durrësit pas takimit me strukturat e PD-së



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me strukturat e PD-së në Durrës, ku u prit nga një numër i madh simpatizantësh dhe mbështetësish.

“Një falënderim zemre për të gjithë demokratët e Durrësit, që na u bashkuan sot aq të shumtë dhe me plot shpresë. Ishte emocionuese,” u shpreh Salianji.

Ai tha se nga Durrësi nisi një përpjekje e re “pa kthim” për të zgjuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike, me synimin për ta bashkuar më shumë dhe për t’i çuar demokratët drejt fitores.

“Nisëm nga aty një përpjekje pa kthim, për ta zgjuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike, për ta bashkuar më shumë dhe të gjithë bashkë të shkojmë drejt fitores! Mirënjohje përjetë për demokratët e Durrësit,” përfundoi Salianji.