
Situatë alarmante u krijua më parë gjatë ditës në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë ku një masiv mali u shkëput dhe bllokoi tërësisht rrugën.
Mësohet se masivi ka bërë të mundur bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.
Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.
Mbi ngjarjen ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se grupet e punës ndodhen në terren për vlerësimin e situatës.
Postimi i ARRSH:
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë dhe shmangni frenimet e papritura